Rreth nesh

Ne jemi Protec, prodhuesi nr. 1 në Kosovë për kasaforta, me bazë në Prizren, duke ofruar pajisje të cilësisë së lartë për mbrojtjen e pasurive tuaja.

Themelimi i Protec

Që nga viti 1997, Genc Hoxha dhe Drenusha Zajmi Hoxha filluan tregtinë, duke u marrë me pajisje të ndryshme për institucionet e sigurisë së Kosovës. Këtu vunë re një problem të rëndësishëm. Menjëherë pas luftës, çdo person përpiqej të ruante paratë nga frika që kishte. Kosova ende nuk kishte tregtarë, e aq më pak prodhues të kasafortave.

Në këtë moment, Genc Hoxha dhe Drenusha Zajmi Hoxha, dy bashkëshortë, krijuan një frymë të re në prodhimin e kasafortave, çfarë tani njihet si Protec. Protec është një biznes familjar, i krijuar nga qytetarët, për qytetarët.

Genc dhe Drenusha Hoxha

Vlerat tona

Besueshmëria

Ne mbajmë standardet më të larta të ndershmërisë dhe transparencës në të gjitha ndërveprimet tona.

Cilësia

Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë produkte superiore që sigurojnë sigurinë dhe kënaqësinë e klientëve tanë.

Inovacioni

Ne mbajmë standardet më të larta të ndershmërisë dhe transparencës në të gjitha ndërveprimet tona.